Skip to content

“Virgjëresha shqiptare”, premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Një tjetër film shqiptar do të japë premierën në një festival të përmasave evropiane. Bëhet fjalë për filmin e metrazhit të gjatë “Virgjëresha shqiptare”, që do të shfaqet në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në Kategorinë Zyrtare të Konkurrencës Ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. […]

Një tjetër film shqiptar do të japë premierën në një festival të përmasave evropiane.

Bëhet fjalë për filmin e metrazhit të gjatë “Virgjëresha shqiptare”, që do të shfaqet në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në Kategorinë Zyrtare të Konkurrencës Ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

“Filmi ‘Virgjëresha shqiptare,’ i regjisorit Bujar Alimani çel Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës 2021, duke konkurruar për çmimin ‘Filmi më i mirë’. Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany Potemkino Port / Belgium, 90 Production / Albania, Circle Production / Kosovo. Qendra Kombëtare e Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë. Filmi gjithashtu është financuar nga: ZDF ARTE Qendra Kombëtare e Kinematografisë Kosovë Eurimages Europe Creative”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

E lumtur për këtë sukses u shpreh edhe aktorja Rina Krasniqi, e cila në këtë film luan rolin kryesor.

“Nuk mund ta shpreh sa krenarë jemi që më në fund e ndajmë këtë projekt të përzemërt me botën. Kaq shumë njerëz punëtorë për të falënderuar!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *