Me rënien e numrit të të infektuarve nëpër spitalet e përgjithshme në Kosovë ka rënë edhe numri i pacientëve që po trajtohen, shkruan Albinfo.ch. Aktualisht po trajtohen 455 pacientë të infektuar me koronavirus.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se prej tyre 361 janë në oksigjenoterapi dhe 42 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore e që gjenden në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 81 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 52 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 29 pacientë
Spitali i Gjakovës, 32 pacientë
Spitali i Pejës, 73 pacientë
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë