Nga dy vaksinat Covid të administruara në Zvicër – Moderna dhe Pfizer – më shumë njerëz morën të parën.
Në përgjithësi, 53.75 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, që do të thotë se numrat po rriten ngadalë, por ende nuk kanë arritur nivelin e regjistruar në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Zvicra tani është 12 për qind prapa Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, 11 prapa Francës dhe 9 pas Gjermanisë.
Pjesa dërrmuese e atyre që infektohen dhe përfundojnë në spital me Covid-19 tani janë të pavaksinuar.