Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa u përket targave të automjeteve.
Në vendim thuhet se obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës.
Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit.
Po ashtu, në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë dhe se çmimi për to është 5 euro.
