Ka përfunduar aventura e klubit shqiptar, Iliria Solothurn në Kupën e Zvicrës.
Skuadra shqiptare ka pësuar humbje nga Young Boys me rezultat 7:1, shkruan albinfo.ch.
Në fakt kjo ishte një humbje e pritur, duke marrë parasysh fuqinë që ka skuadra kundërshtare, e cila ka dominuar në vitet e fundit në futbollin zviceran.
Golat për Young Boys i shënuan Sulejmani, Kanga, 33. Maceiras, Rieder, Kanga, Bürgy, Kanga, kurse golin e vetëm për Ilirinë e shënoi Elezi në minutën e 78-të.
Atmosfera ishte e mirë nga adhuruesit, që përkrahën skuadrën shqiptare në një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo.