Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka informuar se nga 5.798 testime për COVID-19 në Kosovë, 173 persona rezultuan pozitivë.
Ndërsa në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, raporton Albinfo.ch.
“Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444. Nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më sot janë injektuar 1.167.006 doza të vaksinës anti-COVID, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë injektuar 19.193 doza”, thuhet në raportin e publikuar.