Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, ka njoftuar për mbështetjen që ka marrë nga ky shtet për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit për FSK-në, transmeton Albinfo.ch.
“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Mehaj.