Zgjatja e certifikatës Covid, e cila hyri në fuqi të hënën, bëri që një numër në rritje njerëzish të merrnin injeksionet, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa më 31 gusht, vetëm 50.92 për qind e popullsisë së Zvicrës u vaksinua plotësisht, ky numër u rrit deri në 53.03 për qind të mërkurën, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Është ende e ulët norma e vaksinimit në raport me vendet fqinje, e cila tejkalon 60 për qind, por zyrtarët shëndetësorë shpresojnë se ritmi i vaksinimeve në Zvicër do të rritet brenda javëve të ardhshme. /Albinfo.ch