Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti ia ka bërë të qartë Lajçakut se Kosova është palë e barabartë në procesin e dialogut dhe jo temë.
Gjatë takimit është biseduar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Albinfo.ch.
“Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së dhe perspektivën evropiane të rajonit”, bëhet e ditur në njoftim.