Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur mëngjesin e të martës në Shqipëri, e veshur me një xhaketë të kaltër.
Sipas ekspertëve të komunikimit, ngjyra e kaltër nënkupton se Shqipëria duhet të marrë vendime të rëndësishme, por jo shumë strikte, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Merkel ndryshon vetëm ngjyrat e xhaketës, në varësi se ku shkon, kë takon atë ditë dhe për çfarë do të diskutojë.
Ditën e djeshme Merkel vizitoi Serbinë, veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë që nënkupton thirrje për paqe.
Gjatë bisedës me presidentin serb Vuçiç, ajo shprehu qartë se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, nuk mund të ketë anëtarësim në Europë.