Edhe kryeministri Kurti është takuar në Tiranë me kancelaren Angela Merkel, në kuadër të takimit të saj me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Në takim po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ai malazez, Zdravko Krivokapiq.
Thuhet se temë bosht e këtij takimi është pa dyshim bashkëpunimi rajonal dhe Procesi i Berlinit, një iniciativë që është vlerësuar si urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Më shumë rreth këtij takimi pritet të mësojmë nga konferenca e kancelares Merkel me kryeministrin Rama, e planifikuar për pasdite.