Një grup qytetarësh kanë protestuar para Qeverisë, duke kundërshtuar vaksinimin e obligueshëm. Ata paralajmëruan se vendimin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Kryeministri e ka shti në terr popullatën dhe nuk do me dëgjua për askënd. Nuk respektohen të drejtat tona dhe me Kushtetutë është shkelje e të drejtave tona. Andaj nuk lejojmë që dhunshëm me u shpu, dhe as fëmijët tanë nuk do i lejojmë të na i vaksinojnë”, tha Arian Xhezairi, organizator i kësaj proteste, transmeton Albinfo.ch.