Swiss Albanian Women Ticino ka njoftuar se në kuadër të hapjes së shkollës shqipe në Ticino, klasa e 1-rë e mësimit plotësues do të fillojë të shtunën, më 18 shtator 2021, për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në të 9-ën, raporton Albinfo.ch.
“Gjithashtu ju njoftojmë se regjistrimet vazhdojnë për të gjithë nxënësit shqiptarë të kantonit Ticino, duke filluar nga klasa e 1-rë e deri në të 9-ën”, thuhet në njoftim, përcjell Albinfo.ch.
