Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 30 viktima, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 685 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 9.415 mostra të testuara. Llogaritur në përqindje del që 7.2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Nga sëmundja mjekët vlerësojnë se janë shëruar edhe 1.384 pacientë, ndërsa raste aktive janë 19.923.
