Në 24 orët e fundit, 2894 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, numri i testeve të kryera ishte i lartë, 37,680.
BAG gjithashtu raporton 11 vdekje në lidhje me koronavirusin. 98 persona të tjerë u shtruan në spital. /Albinfo.ch