Derisa vlerësoi vendimin e Zvicrës për të zgjatur certifikatën Covid, Peter Peyer, kreu i Departamentit të Drejtësisë, Sigurisë dhe Shëndetit të Graubünden, tha se masa nuk shkon aq larg, transmeton albinfo.ch.
“Në muajt e ardhshëm ne do të duhet të mendojmë për ta bërë certifikatën të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane”, tha ai.
Nëse zbatohet kjo rregull, Graubünden do të jetë kantoni i parë që do të bënte një veprim kaq të guximshëm. /Albinfo.ch