Rritja e dukshme e shifrave të pandemisë në vend ka bërë që Këshilli Europian, në përditësimin e tij që ndodh çdo dy javë, të rekomandojë shtetet e Bashkimit Europian që të ngrenë nivelin e sigurisë ndaj personave që vijnë nga Shqipëria, por edhe nga Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Rekomandimi, që është aktiv nga dita e sotme, nuk është natyrisht detyrues, por merret gjithmonë parasysh nga vendet anëtare dhe tashmë çdo shtet mund të vendosë masat e reja për hyrjen në territorin e tij.
Përtej pasagjerëve në hyrje, Këshilli Europian nuk këshillon udhëtime në vendet e cilësuara si “jo të sigurta”, që nuk kanë arsye emergjence.