Duke folur me transmetuesin publik SRF pasi njoftoi zgjatjen e certifikatës Covid nga 13 Shtatori, Alain Berset justifikoi masën duke thënë se është thelbësore për të parandaluar mbingarkimin e sistemit spitalor, shkruajnë mediat zvicerane.
“Alternativa për zgjatjen e certifikatës do të ishte mbyllja një mujore. Pra, certifikata nuk është problemi, por zgjidhja. Na lejon të rimarrim lirinë tonë”.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se certifikata Covid “do të sjellë siguri për shumë njerëz. Dhe kjo është realisht vërtet një ide e mirë”. /Albinfo.ch