Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se kanë humbur jetën 15 pacientë. Shpërthimi ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientët e sëmurë me COVID-19.
Prej 50 deri në 60 arrin numri i pacientëve që janë pranuar në urgjencën e Spitalit të Tetovës, ka bërë të ditur doktori Nexhmedin Abazi për mediat në Kosovë.
“Për momentin, diku 50-60 pacientë ishin në trajtim aktual dhe plus 19 pacientë, të cilët patën fatin të shpëtojnë nga plagët e zjarrit. Për momentin janë 60. Në fillim gjendja e tyre ishte shumë e rëndë, mirëpo me intervenimin e ekipeve mjekësore është stabile”, tha Nexhmedin Abazi për TV21.
Intervenim të menjëhershëm kanë bërë mjekët që kanë qenë në kujdestari, kurse ekipit më pas i janë bashkuar edhe mjekët e tjerë.