Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë numër të lartë të viktimave nga Covid-19.
32 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Derisa ka regjistruar 682 raste të tjera me COVID-19, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 180 919.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i vdekjeve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6 129, me 32 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14 394.