Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Biseda e Kurtit me zyrtanin e lartë amerikan kishte si temë strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.
“Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, është shprehur Blinken gjatë bisedës, transmeton Albinfo.ch.