Gjysmë milioni njerëzve me sistem imunitar të dobësuar rëndë do t’u ofrohen injeksione të treta, në një veprim që do të rrisë debatin mbi përhapjen e injektimeve përforcuese për popullatën më të gjerë.
NHS do të sigurojë dozat e treta për ata të moshës 12 vjeç e lart që kanë gjendje të rëndë sistemin imunitar, në një kohë të vendosur nga mjekët e tyre.
Kjo, sipas një rekomandimi të mërkurën nga Komiteti i Përbashkët i Qeverisë për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.