Edhe pse në Kosovë po paraqitet situatë e rëndë me përhapjen e madhe të koronavirusit, duket se kjo nuk i ka ndaluar qytetarët e Kosovës të nisen për pushime në bregdetin shqiptar, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse jemi në përfundim të sezonit, masat e reja, si shtyrja e mësimit deri më 13 shtator, iu ka hapur rrugë qytetarëve të dalin jashtë kufirit.
Fluks i madh i automjeteve po presin të hyjnë në Shqipëri, ndërsa kolona janë shkaktuar në pikën kufitare në Morinë.