Të shpeshta janë raportimet për dhunë në familje përgjatë kohës së fundit.
Përpos atyre, të cilat ndodhin dhe nuk raportohen, në 24 orëshin e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në territorin e Kosovës.
Rastet ishin në Prishtinë, një tjetër në Gjilan dhe dy të tjera në Prizren.
Duhet përkujtuar që shumë nga këto raste ishin dhunë nga bashkëshorti ndaj gruas.
DHUNË FAMILJARE
• Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
• Prishtinë 24.08.2021 – 18:00. Më 25.08.2021 viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Gjilan 25.08.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË FAMILJARE
• Prizren 25.08.2021 – 20:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Me sugjerim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.
• Prizren 25.08.2021 – 19:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj të birit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.