Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.
Në total numri i rasteve aktive është 21.922.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.