Futbollisti i njohur shqiptaro-zviceran, i cili deri më tani kishte të veshur fanellën e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, sot është prezantuar me fanellën e klubit të ri, Lyonit të Francës, shkruan Albinfo.ch.
Ai ka nënshkruar kontratën me këtë skuadër deri në qershor të vitit 2024.
Pas kryerjes së testeve mjekësore me sukses, golashënuesi më i mirë i Zvicrës ka publikuar edhe foron me fanellën e veshur të Lyonit.
Transferi i tij ka kushtuar 6 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
