11 persona kanë humbur sot jetën nga Covid-19 në Kosovë. Ndërkohë vendi po vazhdon të shënojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, transmeton Albinfo.ch.
Në total numri i rasteve aktive është 19.695.