Të nominuarit janë të gjithë mesfushorë: N’Golo Kante (Francë/Chelsea), Jorginho (Itali/Chelsea) dhe Kevin de Bruyne (Belgjikë/Manchester City).
24 trajnerë të ekipeve kombëtare, 80 trajnerë klubesh dhe 55 gazetarë nga 55 shtete ishin pjesë e jurisë që kanë përzgjedhur lojtarët, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Sa i përket trajnerëve më të mirë, në garë për çmimin e UEFA-s janë Pep Guardiola (Manchester City), Roberto Mancini (Itali) dhe Thomas Tuchel (Chelsea).