Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes e 522 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Shqipërinë janë kryer 6.662 testime.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 4.204.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shëruar 98 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i pandemisë.