Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të tërheqjes, pasi luftëtarët talebanë të armatosur nuk po i lejojnë të evakuuarit e dëshpëruar të arrijnë në aeroportin e Kabulit, shkruan BBC.
Biden dëshiron që forcat amerikane të largohen deri në fund të këtij muaji, por gati 15,000 qytetarë amerikanë janë bllokuar në vend.
Presidenti amerikan i tha ABC News se trazirat në Kabul ishin të pashmangshme.
Uashingtoni është zotuar të evakuojë të gjithë qytetarët amerikanë që kanë mbetur atje, së bashku me 50-65,000 afganë – siç janë ish përkthyesit e ushtrisë amerikane.
Në total, Amerika ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më sot, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit.
Pentagoni u ka thënë gazetarëve se synon të zgjerojë transportin ajror në 9,000 persona në ditë.
Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Karzai në kryeqytetin e vendit.
Vdekjet u shkaktuan nga të shtëna armësh.