Numri i personave të vdekur në Haiti nga tërmeti i fundjavës ka arritur në gati 2,000, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë një stuhi tropikale ka goditur këtë shtet në Karaibe, duke penguar përpjekjet për kërkim-shpëtim.
Referuar autoriteteve, numri i viktimave është rritur për më shumë se 500 në 1,941 më 17 gusht.
Më shumë se 9,900 persona është thënë se janë të plagosur.
“Situata është shumë e vështirë. Popullata është duke u përballur me një mori të nevojave urgjente humanitare”, ka thënë kryeministri i Haitit, Ariel Henry, përmes një postimi në Twitter.
Qeveria ka falënderuar partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim.
Si pasojë e tërmetit është thënë se 60,000 shtëpi janë shkatërruar, ashtu sikuse shumë ndërtesa publike.