14 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë që edhe numri i të infektuarve mbetet i lartë, raporton Albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 7200 teste të dyshuara për coronavirus, 999 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se numri i të shëruarve mbetet shumë i ulët në krahasim me infektimet dhe kjo ka ngjallur shqetësim.
Sipas Instituti për Shëndet Publik 184 pacientë janë shëruar gjatë orëve të fundit. Mjekët thonë se përhapja e infektimeve lidhet kryesisht me praninë e variantit “Delta”.
Ky variant i COVID-19 nuk ka kursyer as moshat e reja, ndaj strukturat shtetërore u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen