Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media paralajmëroi masat e reja pas rritjes së rasteve me Covid-19.
Ai tha se do të reduktohet aktiviteti i gastronomisë, transmeton Albinfo.ch.
“Nga nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendosë për ndërmarrjen e disa masave, të cilat do të prekin disa sektorë të jetës sonë. Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet aktiviteti i gastronomisë”, tha Vitia.
Sipas tij, përhapja e madhe e COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka ndodhur si pasojë e grumbullimeve të njerëzve në hapësira të mbyllura.