Komandantët xhihadistë thuhet se po urdhërojnë imamët në zonat që kanë kapur që t’u sjellin atyre lista të grave të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen, raporton Daily Mail, transmeton Albinfo.ch.
Ata i konsiderojnë gratë dhe vajzat e reja si plaçkë lufte dhe si të tilla, sipas tyre, duhet të ndahen mes fitimtarëve. Ndërkohë që gratë në Afganistan kanë deklaruar se janë të frikësuara për jetën e tyre, pas pushtimit nga talebanët. Më parë është raportuar se luftëtarët talebanë vranë një grua të veshur me ‘rroba të ngushta” dhe në disa zona gratë nuk mund të largohen nga shtëpia pa një figurë burri që i shoqëron.