Në Gjermani po vazhdon debati për privilegjet që mund të krijohen për të vaksinuarit. E gjithë kjo po bëhet që të inkurajohen ata që refuzojnë vaksinimin për t’u vaksinuar dhe për të arritur në Gjermani atë që quhet imunitet i tufës.
A do të ndihmonte përshembull që analizat e Coronës të mos ofrohen më falas, por të bëhen me pagesë?
Sipas të dhënave të Robert Koch Institut (RKI), deri më 12 gusht në Gjermani janë vaksinuar më shumë se 52,2 milionë vetë (62,8 përqind e popullsisë së përgjithshme), të paktën një herë kundër COVID-19, shkruan DW, transmeton Albinfo.ch.
Raportohet se 46,6 milionë vetë apo 56,1 përqind) janë krejtësisht të imunizuar.
Dhe kush ka bërë deri tani një vaksinë, do e bëjë tjetrën maksimumi pas gjashtë javësh duke u futur tek ata që janë imunizuar krejtësisht.
Gatishmëria për vaksinim është e madhe
Duket sikur shifrat janë të ulëta: Pak më shumë se gjysma e popullsisë. Pra, shumë më pak njerëz se synimi që ka RKI, për të krijuar imunitetin e tufës, i cili kërkon të paktën që 80 përqind e popullsisë të jetë vaksinuar.