Melinda Gates është një prej njerëzve më të pasur në botë, me aksione që vlejnë më shumë se 5.7 miliardë dollarë.
Bill dhe Melinda Gates filluan procesin e ndarjes së pasurisë, disa ditë pasi përfunduan divorcin e tyre.
Melindës i kaluan 3.3 milionë aksione të kompanisë AutoNation Inc, me vlerë 387 milionë dollarë, së bashku me 2.8 milionë aksione të Deere & Co me vlerë rreth 1 miliard dollarë. Ndërkaq edhe 9.5 milionë aksione të kompanisë kanadeze të Hekurudhave Kombëtare shkuan në emër të saj.
Në total bëhet fjalë për mbi 1 miliard dollarë.
Kontrata e divorcit nuk është bërë publike, kështu që ende nuk dihet se si po i ndajnë pronat e tjera dhe pasurinë që e kanë të përbashkët.
Bill Gates ka një pasuri prej 150 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.
Miliarderi u shpreh se mban kontakt me ish-gruan Melinda Gates, sepse ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në fondacionin e tyre prej 65 miliardë dollarësh./euronews