Mediat angleze shkruajnë se Granit Xhaka ka firmosur kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2025, ka njoftuar gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano, në Twitter.
Xhakës i është rritur paga te Arsenali me kontratën e re. Ai ishte në bisedime për transferim te Roma, por dështoi transferimi.
Arsenali po ashtu po punon për transferimin e norvegjezit Martin Odegaard.
