Kryediplomati gjerman, Heiko Maas, ka njoftuar se Gjermania ka marrë vendim për të tërhequr stafin nga ambasada në Kabul.
Ky vendim u mor sot në mëngjes, shkruan Albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm gjerman, përmes rrjetit social Twitter, njoftoi se stafi është transferuar në aeroportin ushtarak në Kabul.
“Për këtë pasdite unë kam mbledhur përsëri ekipin e krizës të Qeverisë federale për të marrë masa të menjëhershme për të siguruar punonjësit gjermanë dhe njerëzit e tjerë në rrezik nga Afganistani”, shkruan Mass.