Mjeku Naim Mehmeti jeton dhe ushtron profesionin e tij në Zvicër. Ai është doktor internist dhe angiolog, i cili punon si kryemjek udhëheqës në Spitalin Kantonal të qytetit Winterthur, në Kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Mehmeti vjen me një studim profesional mjekësor mbi sëmundjen “Hematoma paroksizmale” e gishtit. Mjeku shqiptar shpjegon simptomat, diagnozat dhe terapinë.
“Sindroma karakterizohet nga fillimi i papritur i dhimbjes së fortë me karakter therëse ose djegëse në anën volare të gishtit, e shoqëruar me ënjtje të theksuar”, – shkruan profesionisti shqiptar.