Intensiteti i valës së re të koronavirusit do të varet nga numri i njerëzve që vaksinohen, sipas Martin Ackermann, president në largim i Task Force të Covid-19, transmeon albinfo.ch.
“Por është e qartë se virusi nuk do të largohet. Njerëzit e pavaksinuar herët a vonë do të infektohen”, tha ai.
Tre milionë njerëz në Zvicër nuk kanë imunitet ndaj virusit, shumë më tepër se numri i njerëzve që janë infektuar deri më tani, vuri në dukje Ackermann.
“Nëse njerëzit e paimunizuar infektohen brenda pak muajsh, kjo do të çojë në shumë shtrime në spital”. /Albinfo.ch