Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka një rritje të infeksioneve, andaj bëhet thirrje për vaksinim dhe respektim të masave, transmeton albinfo.ch.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 902 infektime të reja.
Mbi 70 milionë testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet, për dallim nga Gjermania, ka shumë më pak të infektuar nga numri total i infektimeve.
Deri më tani 665,035 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus në Austri. /Albinfo.ch