Është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Pas vdekjes së 64-vjeçarit Andrea Haxhiaj më 3 gusht nga flakët në Asim Zenel në Gjirokastër, ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij, 57-vjeçare, që ishte e shtruar në QSUT.
Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75% të trupit.
Bashkëshorti i saj, Andrea Haxhiaj, humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës më 3 gusht.
Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.