Të merrni në valixhe veshje dhe këpucë të përshtatshme për aktivitete në natyrë. Të planifikoni disa netë në “hotelet miliona-yjëshe”, që ne i njohim si bujtina, ku përjetohet mikpritja tradicionale. T’ju mbushet zemra plot me panoramat e mahnitshme të Kosovës teksa ngjiteni nëpër Via Ferratat e Pejës, Prizrenit dhe Deçanit.
Në çdo vakt t’ju shërbejnë me pjata që kanë shijen e vendlindjes.
Ta provoni ndjesinë e fluturimit në Zipline në Rugovë apo pas një dite ecjeje nëpër mal, ta shihni lindjen e diellit nga Maja e Gjeravicës.
Të kaloni një natë në pyll me familjarët dhe shoqërinë, në mëngjes të bëni joga dhe të ecni nëpër shtigje të reja, për t’i takuar më pas arinjtë e shpëtuar nga robëria.
Të relaksoheni në natyrën e butë të Gollakut. Të ekploroni bukuritë e Pejës për një, dy apo sa ditë që të dëshironi. T’i rezervoni të gjitha këto përvoja dhe aktivitete me vetëm një “klik” në platformën www.kosovopass.com
Ky numër special veror i revistës Albinfo përkujdeset që këto përvoja dhe informata interesante t’i keni në një vend. Ju urojmë lexim të këndshëm dhe pushime të paharrueshme.
Përkrahja zvicerane për zhvillimin e turizmit në Kosovë
Që nga viti 2014, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përkrah zhvillimin e turizmit në Kosovë përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që implementohet nga organizata Swisccontact në partneritet me Institutin Riinvest. Në kuadër të kësaj përkrahjeje janë zhvilluar produkte të reja turistike që e kanë pasuruar ofertën e vendit, janë zhvilluar programe për ngritjen e kapaciteteve që kanë avancuar shërbimet dhe Kosova është promovuar si destination turistik tërheqës. Kjo përkrahje ka kontribuuar në rritjen e punësimit dhe të të hyrave për komunitetin vendor.
Materiali në seksionin special për turizmin i përfshirë në numrin veror 2021 të revistës Albinfo është përgatitur në bashkëpunim me projektin PPSE.
(Linda Baleta, Menaxhere për Komunikim dhe PR, Swisscontact Evropa Lindore)
