Por ”currywurst”, një sallam prej mishit të derrit, i prerë në feta dhe i mbuluar me një salcë pikante, së shpejti do të zhduket nga menuja e mensës në selinë e VW në qytetin verior të Gjermanisë, Wolfsburg, ndërsa prodhuesi i makinave lëviz drejt një diete pa mish për punonjësit e saj, sipas një memorandumi të brendshëm të kompanisë, shkruan Dpa, transmeton Albinfo.ch.
Kur punonjësit do të kthehen nga pushimet e tyre vjetore verore në javët e ardhshme, ata do të zbulojnë se të gjitha pjatat e servirura nga kuzhina e kompanisë do të jenë pa mish.
Sidoqoftë, peshku do të ofrohet herë pas here.
Shumë punonjës donin alternativa vegjetariane dhe vegane, thuhet në memorandum, duke shtuar se ngrënia e më pak mishi në javë gjithashtu ndihmon mjedisin.
“Kohët kur kuzhina vegjetariane trajtohej si gatimi i vjehrrës suaj kanë përfunduar”, tha një zëdhënës i federatës gjermane të hoteleve dhe restoranteve, DEHOGA.
Një menu pa mish tashmë është prezantuar me sukses në zyrat e VW.
Por, mishngrënësit e VW nuk duhet të dëshpërohen.
”Currywurst” do të jetë akoma në dispozicion nga një shitës përballë rrugës, siç është pothuajse kudo në Gjermani.