Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata.
Kjo është informuata e fundit që u dha në mëngjes nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM), transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë bëhet e ditur se qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.