Përmirësimi i parë për muaj në tregun e punës duket të jetë një prirje e qëndrueshme, sipas Institutit Ekonomik KOF me bazë në Cyrih, përcjell albinfo.ch.
Raporti i fundit tregon se punësimi tejkaloi mesataren e tij afatgjatë në tremujorin e tretë – zhvillimi i parë i tillë që nga shpërthimi i pandemisë koronavirus më 2020.
Ky trend “tregon për rritje të fortë të vendeve të punës në muajt e ardhshëm”, përfshirë në sektorët e prodhimit dhe mikpritjes, të cilët janë ndikuar ndjeshëm nga pandemia.
“Bankat dhe industria e sigurimeve janë përjashtimet e vetme nga zhvillimi përgjithësisht pozitiv”, vuri në dukje KOF.