Atmosfera po ndihet në çdo cep të Ulqinit, ndërsa, si gjithnjë, rinia kosovare është emëruesi edhe i kësaj vere ulqinake, shkruan albinfo.ch.
Nëse e shikojmë nga lart këtë pjesë të Ulqinit, na ofrohet një pamje mahnitëse, e nëse zbresim në tokë, e përjetojmë mrekullinë që ofron plazhi i Ulqinit.
Ka një plazh të bukur dhe ofron një shumë llojshmëri të bukurive që posedon, qoftë nga natyra, kalaja e Ulqinit, ushqimet e shijshme, pastërtisë dhe natyrës.
Që nga uji e deri te rëra, ky plazh i krijuar aq bukur nga nëna natyrë, është një fat i madh për njerëzit që arrijnë ta shijojnë e të pushojnë, shkruan tutje albinfo.ch.

Në pikat kufitare të Malit të Zi thuhet se të shumtë janë turistët Kosova që janë nisur drejt bregdetit të Ulqinit.
Hotelet, pronarët e plazheve, restorantet, kafenetë dhe ulqinakët janë përgatitur për një fluks të madh të turistëve nga Kosova./ albinfo.ch.

