Për dallim nga hyrjet e pikave të Kosovës që nuk janë të gjata, daljet raporohen të gjata.
Ndryshe nga disa ditë më parë, në dalje situata është më e rëndë, pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 300 metra, transmeton albinfo.ch.
Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, daljet shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.
Te Dheu i Bardhë daljet janë deri në 50 minuta.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta. /Albinfo.ch