Pas paraqitjes së shkëlqyer, ka ardhur shpërblimi për futbollistin nga Kosova. Edon Zhegrova është zgjedhur futbollisti më i mirë në javën e dytë të Superligën zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në fitoren e thellë të Baselit ndaj Sionit 6:1, Zhegrova shënoi një gol dhe bëri dy asistime, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes.
“Çfarë paraqitje nga Egon Zhegrova në javën e dytë – fuqishëm!”, shkroi faqja zyrtare e ligës zvicerane të mërkurën.
Madje, kompania e të dhënave të sportit, SofaScore, e vlerësoi me notën maksimale, 10. Ai është asistuesi më i mirë në Superligë pas dy xhirove të para me tri asiste.