Mediat angleze shkruajnë se Granit Xhaka vendosi të qëndrojë te Arsenali. Edhe pse Jose Mourinho e donte me ngulm te Roma, mesfushori me origjinë shqiptare ka rinovuar kontratën me Arsenalin, duke e zgjatur edhe me dy vjet të tjera marrëveshjen aktuale që i skadonte më 2023-ën, përcjell albinfo.ch.
Roma dhe Arsenali nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e mesfushorit të përfaqësueses zvicerane dhe “topçinjtë” për të mos rrezikuar që Xhaka të shkonte drejt skadencës zgjatën bashkëpunimin deri në 2025-ën.
Zyrtarizimi i kontratës së re ende nuk ka ndodhur, por është vetëm çështje orësh.